Ish kreu i KQZ, Kristaq Kume thotë se duhen bërë ndryshime thelbësire në legjislacionin zgjedhor.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kume u shpreh se Shqipëria është pranë anëtarësimit në BE, dhe kjo kërkon rregulla ndryshe.
“Ndërhyrje të cilat, jo për të relizuar ndryshimne në Kodin Zgjedhor për rekomandimin e OSBE ODIHR, por shumë më tepër se kaq. Duhet të bëjmë ndryshime rrënjësore në legjislacionin zgjedhor. Në zgjedhjet e ardhshme, duhet të bëjmë ndryshime në thelb të këtij legjislacioni. Ne jemi i vetmi vend në botë që nuk ofrojmë, mundësinë e votës për qytetarët tanë me aftësi ndryshe, që të votojnë nga shtëpia. Ne jemi ndër vendet që kërkohet të shikohet në themel, pra mund të bëhet ndryshime esenciale. Ne na duhet të shohim të gjithë ngrehinën legjislative. Shqipëria është në hapat finale, të rëndësishme për t’u anëtarësuar në BE, kjo kërkon rregulla ndryshe. Ne nuk mund të renditemi krahas BE, nëse nuk kemi të mirëndërtuar legjislacionin.”, theksoi ai./abcnews.al

