Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Kristaq Kume foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u ndalur edhe te Vota e Diasporës.
Gjatë intervistës, ai u shpreh se procesi nuk duhet të cënohet. Ndërsa për Identifikimi me ID të huaj, ai tha se platforma “PER” njeh vetëm dokumentet e Shqipërisë, duke shtuar se kjo gjë dihej dhe se duhej të ishte trajtuar me kohë.
Sa i përket numërimit me përfaqësues të dy partive, Kume shtoi se është një ide që duhet të miratohet në Kuvend. Më tej Kume theksoi se numri i kërkesa nga jashtë ka qenë jashtë parashikimeve.
“Ky proces zgjedhor është i afektuar në mënyrë jo pozitive, nga fakti se vëmendje të përqendruar i është shtuar votimit jashtë vendit. Ky është vendim që është për t’u përshëndetur, por nuk duhet të përdoret si mundësi për të trajtuar vetëm me këtë komponent. Për të rregulluar të paktën legjislacionin mund të them se asgjë nuk është bërë. Por i gjithë diskutimi është përqendruar te votimi jashtë. Është i rëndësishëm, por s’mund të konsiderohet i gjithë procesi i suksesshëm vetëm pse sipas tyre i kanë zgjidhje problemeve nga jashtë. Nuk votohet vetëm nga jashtë. Vota e shqiptarëve që banojnë këtu brenda, nuk është bërë asgjë. Kanë lënë gjëra të pazgjidhura, siç ishte identifikimi i dokumenteve të huaja. Dokumenti i identifikimit është vetëm për t’u identifikuar, nuk kishte përse të mos diskutohej me kohë dhe të gjendej një zgjidhje. Kodi zgjedhor e trajton problemin e vlerësimit dhe numërimit të votave në mënyrë të tillë që mund të hapë edhe probleme”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/