Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në një dekadë mbi 1 mijë kilometra rrugë”, Balluku: Shqipëria, portë hyrëse e BE-së përmes projekteve strategjike të infrastrukturës

schedule10:15 - 9 Shtator, 2025

schedule 10:15 - 9 Shtator, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, në fjalën e saj gjatë Konferencës së Ambasadorëve, ka theksuar se projektet strategjike të infrastrukturës nuk do të kenë ndikim vetëm në zhvillimin e brendshëm të Shqipërisë, por edhe në forcimin e ndërlidhjes së Ballkanit Perëndimor.

Ajo u ndal veçanërisht te pozicioni gjeografik i favorshëm i vendit, i cili, sipas saj, e shndërron Shqipërinë në një portë hyrëse të Bashkimit Evropian në rajon. Ndër të tjera, Balluku bëri bilancin e investimeve në infrastrukturë gjatë dekadës së fundit, ku përmendi ndërtimin e mbi 1 mijë kilometrave rrugë, si dhe projektet e rëndësishme si tuneli i Murizit, Porto Romano dhe lidhjet hekurudhore, të cilat po transformojnë qasjen e Shqipërisë në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

“Projektet e mëdha nuk do të kontribuojnë vetëm në politikën Shqiptare, por edhe në ndërlidhjen e Ballkanit Perëndimor. Duke patur parasysh pozicionin gjeografik mjaft të favorshëm të vendit tonë, e bëjnë Shqipërinë një pikë hyrëse të BE. Në 10 vjeçarin e fundit kemi ndërtuar 1 mijë kilometra rrugë, 30 kilometra tunele, për të lidhur veriun me jugun dhe për shkurtuar kohën maksimalisht. Në vendin e parë të këtij viti në pikën më të lartë të trafikut ka qenë tuneli i Murizit, që ka vizituar malet e Dibrës. Vizitorët e huaj dhe ata shqiptarë kanë mundësi që të vizitojnë veriun e vendit, në sajë të investimeve në infrastrukturë. Shqipëria po përgatitet për të patur portin më të madh të rajonit, që është Porto Romano. Shumë i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për dy vendet e tjera. Pasi do të lidhet me portin e thatë të Shkupit, dhe të Prishtinës. Shqipëria tashmë po investon edhe në hekurudhë. Hekurudha që lidh kryeqytetin me aeroportin, do të jetë dallëndyshja e parë të strategjive tona”, tha zëvendëskryeminstrja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!