Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Krimi në Shkodër, vrasje e mirëmenduar”, eksperti i Kriminalistikës: Dyshohet se arma e përdorur është njëpërdorimshme!

schedule23:24 - 8 Shtator, 2025

schedule 23:24 - 8 Shtator, 2025

Shkodra u trondit mëngjesin e kësaj të hënë nga një vrasje e ndodhur në një lokal në qendër. Dy viktima dhe dy të plagosur ishte bilanci tragjik. Autori i krimit, Ragip Gilaj u arrestua nga policia. Viktimë mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa të plagosur mbetën Erogen Vaso, që dyshohet të ketë qenë objektivi i atentatit dhe kamarierja Meri Kaceri.

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço foli për vrasjen në Shkodër. Në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News ai tha se dinamika e ngjarjes tregon për një vrasje të mirëmenduar. Sipas tij lidhur me këtë ngjarje dyshohet për dy autorë.

“Mendohet se kanë qenë dy persona. Është devijuar mënyra se si do bëhej plani i evakuimit. Autori ka dalë nga mbrapa lokalit ka vrapuar 300-400 metra dhe ka marrë një automjet nën kërcënimin e armës. Makina është dëmtuar dhe është bërë e pamundur vijimi i rrugës për ta çuar atë në vend të sigurt. Aty ka braktisur makinën dhe në kushtet pa mbrojtje është neutralizuar nga policia. Një grup i Shqiponjave në disa raste kanë qenë mjaft të guximshëm”, tha Karamuço.

Gjithashtu ai vlerësoi edhe punën e policisë, duke thënë se kapja e autorit u bë edhe falë vigjilencës së policisë.

Ndërsa më tej tha se dyshohet se arma e përdorur është njëpërdorimshme dhe se masakra mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!