Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bashkitë kanë dështuar në kontrollin e territorit”/ Gjikondi: Rama ka nuhatjen perfekte për të bërë show-n e duhur në kohën e duhur!

schedule20:46 - 8 Shtator, 2025

schedule 20:46 - 8 Shtator, 2025

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijoi intensivisht edhe gjatë verës. Ndërsa vetë kryeministri Edi Rama paralajmëroi se ky aksion do të vazhdojnë, po ashtu në daljen e tij në konferencat me gazetarët, Rama ka bërë të ditur se uji i pijshëm do të trajtohet me seriozitet.

Analistja Brizida Gjikondi ka bërë një pasqyrë të situatës së ndodhur lidhur me aksionin për ndërtimet pa leje, duke u ndalur te prishjet pa leje në Theth, për të cilën vë theksin edhe tek “dështimi” sipas saj i bashkive në kontrollin e territorit.

“Decentralizimi do një demokratizim të shoqërisë, të pushtetit. Nuk ka funksionuar sepse vetë qeveria nuk ka ditur ta menaxhojë decentralizimin. Në lidhje me Thethin, mendoj që nuk është faji i një njësie apo popullate për të abuzuar me territorin, por mendoj që Rama këto kohë po bën opozitën. Edhe për ndërtimet pa leje, ai po bën një opozitë ndaj pushteteve që vetë i ka pasur të shpërndara…Pra gjithë struktura e bashkisë së Shkodrës që mbulojnë territorin në Theth ka lejuar që ajo masakër të ndodhë. Por Rama ka një nuhatje perfekte për të bërë gjënë e duhur me show-in e duhur…Hyrja e Shqipërisë në BE është më shumë gjeopolitike mendoj. Ndërsa më habit fakti që Rama nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese për të gjithë armatën e inspektorët që kanë treguar shkelje…”, tha më tej ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!