Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha “ka prova” për McGonigal/ “PD i ka çuar në SPAK”. Por, aty është vetëm padia e Bardhit e 2023

schedule15:32 - 8 Shtator, 2025

schedule 15:32 - 8 Shtator, 2025

Berishën e zgjon vetëm McGonigal. Edhe pse raporti hetimor i Departamentit amerikan të Drejtësisë u publikua, për doktorin nuk mjafton. Ka dhe një pjesë tjetër, të cilën duket amerikanet ja kanë thënë vetëm atij.

“Me një fjalë Edi Rama i përlyer kokë e këmbë në një aferë korruptive spiunazhi nga më të mëdha në botë. Raporti ka pjesën e botuar, por ka dhe pjesën e redaktuar dhe për atë nuk mund të flasim.”

Por, fajin pse Rama nuk është ende fajtor, se kanë amerikanët, por dikush në Shqipëri. Ose më saktë dikush në Shqipëri, që sapo është kthyer nga Amerika: Altin Dumani.

“Altin Troplini fsheh këtë dosje, fsheh provat, fsheh faktet. Opozita e ka çuar në SPAK këtë çështje, e mban në sirtar. Opozita ka paraqitur dëshmitarë, dhe është e gatshme të paraqesë dhe prova të tjera.”

Ndërsa doktori fliste, Gazi vepronte. Ende me cilësinë e kreut të ri grupit parlamentar i PD, Bardhi iu drejtua me një letër Altin Dumanit.

Por, nuk ka as prova dhe as padi të re. Dhe padinë për të cilën flet Berisha, e ka dorëzuar Bardhi dy vite më parë. Por, Gazi në pritje të ankthshme për postin e kreut të grupit, i duhet të bindë Berishën me vepra.

Dhe kur vjen puna te drejtësia, doktori ruan distancë higjienike me prokurorinë. Për punët jo të pastra, i ka ndarë detyrat. Për kontratat ka Nokën, kurse për McGonigalin ka Gazin. Ai mund të flasë sa të dojë, por në SPAK llogari duhet të japin Noka me Bardhin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!