Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama “dush” diplomatëve, Çika: Duhet më shumë promovim, ambasadorët të jenë në shërbim të objektivave të vendit

schedule13:41 - 8 Shtator, 2025

schedule 13:41 - 8 Shtator, 2025

Gjatë një interviste në “News Line” në ABC News, pedagogu Emilio Çika vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt integrimit europian, por theksoi edhe sfidat që mbeten përpara.

Marrë shkas dhe nga kritikat që kryeministri Rama bëri për diplomacinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, pedagogu u ndal te rëndësia e diplomacisë ekonomike dhe roli i ambasadorëve në avancimin e objektivave kombëtare.

Sipas Emilio Çikës, qeveria shqiptare ndodhet në një moment politikisht të favorshëm në raport me Bashkimin Europian, por për të përfituar nga kjo klimë pozitive, duhet përmbushur me përpikëri detyrimet e anëtarësimit. Çika tha se topi tashmë është në fushën e Shqipërisë, ndërsa theksoi se mbështetja e BE-së për zgjerimin duhet të mbetet e fortë.

“Duhen parë edhe mesazhet që kryeministri apo ministri respektiv që paraqitën, ku nxorën në pah objektivat, por dhe sfidat për integrimin në Bashkimin Europian. Që kemi një shërbim të jashtëm efektiv duhet që të kemi para, që ambasadorët të jenë në shërbim të objektivave të vendit. Integrimi i Shqipërisë është një nga objektivat parësore, të qeverisë. Është e vërtetë që marrëdhënia për negociatat me BE, janë shtete që marrin vendim, kështu që duhet të bindim edhe qendrat më skeptike.

Qeveria dhe kryeministri shqiptar ka të drejtë në diplomacinë ekonomike, e cila nuk është në nivelet dhe hapat e duhur dhe për këtë duhen disa nivele dhe hapa të duhur. E dyta duhet që t’u jepej diplomatëve shqiptarë mjetet për diplomacinë ekonomike. Ata që janë diplomatët tanë duhet të shesin të mirat e vendit. Periudha në të cilën jemi, e cila është në përmbushjen e kapitujve është një favor që duhet shfrytëzuar nga diplomatët.

Fatmirësisht Shqipëria për arsye të ndryshme, për objektivin e vazhdueshëm që ka pasur qeveria, ne në një moment politik shumë të favorshëm, pasi vendi ynë po ecën me hapa shumë të shpejte drejt rrugës në BE. Por, sigurisht që vëmendja e BE do të jetë në përmbushje e detyrimeve të Shqipërisë. Vetë BE duhet të jetë në mbështetje të zgjerimit. Jemi në fazën ku topi është në fushën e Shqipërisë për të përmbushur detyrimet”, tha pedagogu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!