Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për vjedhje.
I arrestuari është G.M 44-vjeç banues në lagjen Kushtrim. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 1 milion lekë të reja, në automjetin e R.K.
Ndërkohë policia sqaron se të arrestuarit i është gjetur edhe shuma prej 1 milion lekëve e vjedhur në makinën e R.K. I arrestuari do të përballet me akuzën për veprën penale “Vjedhje”./abcnews.al