Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mot i keq në Suedi, bllokohen rrugë dhe ndërpritet transporti hekurudhor

schedule22:37 - 7 Shtator, 2025

schedule 22:37 - 7 Shtator, 2025

Shumë rrugë u përmbytën dhe trenat u bllokuan në verilindje të Suedisë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Trafiku “në rrugë dhe hekurudha është prekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Västernorrland”, tha një zëdhënëse e ministrisë së transportit në një deklaratë, duke u bërë thirrje shoferëve të shmangin udhëtimet në katër komuna, Kramfors, Sollefteå, Örnsköldsvik dhe Harnosand.

Shërbimet e trenave midis dy komunave të fundit janë ndërprerë gjithashtu që nga mëngjesi.



Shërbimet e shpëtimit në faqen e tyre të internetit raportuan disa incidente në të cilat u thirrën për të ndërhyrë, përfshirë daljen nga shinat e një treni tregtar. Nuk është raportuar për viktima.

“Ishte sikur rrugët po shpërbëheshin dhe po shndërroheshin në gropa uji”, tha një zyrtar i shërbimit, Leif Wikström, për radion publike SR.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!