Nuk humbi kohë aspak.
Ernest Muçi e arriti shpejt dakordësinë me Trabzonsporin për të qenë pjesë e kësaj skuadre, dhe menjëherë doli në stërvitje me shokët e tij të rinj.
Klubi I elitës së Turqisë botoi pamjet filmike të seancës së tij të parë përgatitore nën drejtimin e trajnerit Fatih Teke, që ishte njeriu kryesor që këmbënguli që shqiptari të vihej nën urdhërat e tij.
Më herët, Trabzonspor ishte marrë vesh me Beshiktashin e Stambollit për huazimin e lojtarit ofensiv të Shqipërisë, I cili braktisi grumbullimin e kombëtares për të realizuar këtë lëvizje të rëndësishme për karrierën e tij.
Huazimi njëvjeçar është arritur kundrejt pagesës prej 1 milionë eurosh, ndërsa sipas mediave turke, Beshiktash kërkon të përfitojë rreth 10 milionë euro, pak a shumë aq sa shpenzoi për ta marrë Muçin nga Legia e Varshavës.
Po ashtu, Trabzon do t’i paguajë rrogën të plotë, ndërsa 24-vjeçari tha fjalët e tij të para si lojtar I “Stuhive të Detit të Zi”.
Sink Muçi
“Tani për tani, këtë sezon, unë jam në huazim. Mendoj se ka një mundësi që të vazhdoj këtu dhe do të bëj më të mirën për të bindur klubin se unë jam lojtari I duhur”.
Trajneri Teke kishte deklaruar se e cilëson shqiptarin si mjaft të talentuar, që ka nevojë vetëm për mbështetje dhe për pak më shumë besim tek vetja.
Trabzonspor do t’i japë fanelën me numrin 10, që është bluza më e rëndësishme në një ekip futbolli.
Muçi luajti 62 ndeshje në pak më shumë se një sezon e gjysmë tek Beshiktashi, duke shënuar 11 gola e shërbyer 4 asistë. / abcnews.al /


