Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohen 13 mijë bimë kanabis/ Malësi e Madhe, në pranga 14 persona, 10 në kërkim

schedule11:10 - 7 Shtator, 2025

schedule 11:10 - 7 Shtator, 2025

14 persona kanë përfunduar në pranga për kultivim të kanabisit në fshtrat e Malësisë së Madhe , 10 janë shpallur në kërkim dhe dy po procedohen penalisht.Sipas policisë nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar  rreth 13 mijë bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre.

U arrestuan  në flagrancë shtetasit Elez  Çulaj, 77 vjeç; Muho  Culaj, 72 vjeç; Fatmir  Senaj, 57 vjeç; Drita Senaj, 53 vjeçe; Rezarta  Jacaj, 36 vjeçe; Kujtim Laçaj, 60 vjeç; Elfajed  Halaj, 26 vjeç; Agron  Laçaj, 50 vjeç, Adrian  Çekaj, 22 vjeç; Gjelin Çekaj, 48 vjeç; Miranda  Çekaj, 25 vjeçe, Pjetër Çekaj 66 vjeç; Çun Halaj 70 vjec dhe një 17- vjeçar.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.



Po ashtu u sekuestruan 1000 fara kanabis , 709  kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje  dhe rreth 4 mijë kg bimë në proces tharjeje.

Aktualisht uniformat blu  vijojne  punën për  kapjen e shtetasve të shpallur në këkrim.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!