Trump ka nisur atë që ai e quan lufta ndaj krimit dhe pasigurisë, por autoritetet vendore theksojnë se niveli i krimit të dhunshëm është më i ulët se në mandatin e tij të parë. Kështu, prania e ushtarëve të armatosur ka ndezur zemërimin e banorëve.

Ish-diplomati amerikan Mark Fitzpatrick ka deklaruar për Associated Press se situata po trajtohet në mënyrë “autoritariste” dhe se për qytetarët e Washington, të cilët nuk kanë përfaqësim në Kongres, kjo është një tjetër padrejtësi:

Jemi në mëshirën e një diktatori, të një diktatori në tentativë!

Teksa ka shpërthyer protesta, Trump ka vijuar me kërcënimet e tij për të dërguar trupa federale edhe në Chicago, duke e krahasuar qytetin me “zonë lufte”. Por të dhënat zyrtare tregojnë të kundërtën: në 6-mujorin e parë të vitit, dhuna e armatosur ka rënë ndjeshëm, të shtënat me armë u ulën me 37%, vrasjet me 32% dhe krimi i dhunshëm me mbi 22%.

/ abcnews.al /