Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në Kosovë, raportohet për një të vdekur

schedule21:04 - 6 Shtator, 2025

schedule 21:04 - 6 Shtator, 2025

PODUJEVË- Një person është gjetur i vdekur në Podujevë të Kosovës, mbrëmjen e së shtunës.

Sipas policisë, një qytetar është qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimin për zbardhjen dhe sqarimin e të gjitha rrethanave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!