Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Besiktas nuk heq dorë përfundimisht nga lojtari shqiptar/ Trabzonspor merr huazim yllin kuqezi, të paktën një sezon

schedule13:09 - 6 Shtator, 2025

schedule 13:09 - 6 Shtator, 2025

Duket se po shkon aty ku e duan. Ernest Muçi do të jetë pjesë e një tjetër skuadre turke, Trabzonsporit, pra do të mbetet në Turqi.

Mediat turke shkruajnë për huazim për një sezon nga Beshiktashi, ndërsa trajneri i Trabzonit e vlerëson shumë lart shqiptarin.

Sipas fjalëve të tij, Muçi është një lojtar mjaft i talentuar, të cilit atij I pëlqen shumë, dhe që ka nevojë vetëm për mbështetje dhe për pak më shumë besim tek vetja.

Fjalë shumë të rëndësishme për 24-vjeçarin i cili kaloi periudha me ndryshime të mëdha në Stamboll.

Edhe luajti vazhdimisht në fillim duke treguar klasin, me golat dhe driblimet e tij, por edhe provoi stolin më pas me trajnerët Van Bronkhorst e Solskjer.

Beshiktash pranoi huazimin e lojtarit ofensiv të krahut pasi klubi tjetër premtoi t’i paguante rrogën, ndërsa verën e ardhshme mund të vendoset përfundimisht për fatin e tij.

Vetë Muçi pati bisedimet e tij me Trabzonsporin për ato që kërkon, ndërsa e sigurt është që do të luajë sërish në Superligën e Turqisë dhe në Kupë, me atë që cilësohet si skuadra e katërt më e madhe në vend, pas treshes së Stambollit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!