Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërtime pa leje në zona të mbrojtura dhe në Tropojë, ndalohet një shtetas, procedohen 4 të tjerë

schedule12:46 - 5 Shtator, 2025

schedule 12:46 - 5 Shtator, 2025

Një shtetas është ndaluar nga policia për ndërtime pa leje në zona të mbrojtura dhe në zona të ndryshime të Tropojës.

Gjithashtu është shpallur në kërkim një shtetase, ndërsa katër të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Ndërtimet pa leje u konstatuan në bjeshkën e “Poligrajës”, zonë e mbrojtur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!