Kroçera dhe megajahtet i kanë sjellë ekonomisë shqiptare rreth 10 milionë euro fitime. Taulant Allka, Kapiteni i Portit të Durrësit thotë se pergjatë 8 mujorit të 2025, portin e Durrësit e kanë vizituar mbi 100 mjete lundruese luksoze.
Lehtësitë e krijuara në portin e Durrësit për pritjen e anijeve luksoze kanë përmiresuar ndjeshëm edhe perceptimin e të huajve për Portin më të madh në vend. Ndërsa edhe gjatë vjeshtës pritet të ankorohen mjete luksoze me turistë.
Këtë vit konkurenca më e madhe bëhet nga portet fqinje siç është porti i Malit të Zi./abcnews.al

