Ronaldo ngjit Juven në krye, Milani ndalet në shtëpi nga Sassuolo

schedule17:06 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 17:06 - 15 Dhjetor, 2019

Janë mbyllur sfidat e orës 15:00 në Serie A. Ndeshja më e rëndësishme ishte padiskutim ajo mes Juventusit dhe Udineses, që u mbyll me shifrat 3-1. Cristiano Ronaldo ishte njeriu i takimit, me yllin portugez që shënoi një dopietë. Fillimisht, CR7 shënoi në minutën e nëntë të takimit, për të dyfishuar 26 minuta më vonë.

Golin e tretë për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Bonuçi, në sekondat e fundit të pjesës së parë. Pussetto në fund të takimit shënoi golin e vetëm dhe atë të nderit për Udinesen. Në takimet e tjera, Milani pa ide është ndalur 0-0 në shtëpi nga Sassuolo. Kuqezinjtë e Piolit dominuan me raste, por nuk arritën të gjenin golin. Të dy skuadrat ndanë nga një pikë.

Bologna ka marrë tre pikë të arta përballë Atalantës. Të besuarit e Mihajlovic mposhtën 2-1 ekipin e Gasperinit, falë golave të Palacio dhe Pioli. Golin e vetëm për zikaltërit nga Bergamo e shënoi Malinovsky./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!