VIDEO | CR7 merr për dore Juventusin, Milanin e ndëshkon VAR-i

schedule15:50 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 15:50 - 15 Dhjetor, 2019

Juventus ka shënuar edhe dy gola të tjerë në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që shënon sërish Cristiano Ronaldo. Bardhezinjtë e kanë zgjidhur shumë shpejt ndeshjen me Udinesen, kanë mbyllur në avantazh të trefishtë pjesën e parë dhe presin frenimin e Interit në Firence përballë Fiorentinës.

Pasi zhbllokoi ndeshjen në minutën e nëntë, CR7 ka gjetur golin e dytë në minutën e 37-të. Asist i bukur i Higuain dhe goditje e shpejtë e Ronaldos, që mposht për herë të dytë portierin mik.

Ekipi i Sarrit nuk u ndal dhe shënoi një tjetër gol. Këtë radhë festa është për Leonardo Bonuccin, i cili devijon saktë një goditje me kokë të Demiral dhe nis festën me shokët e skuadrës.

Në ndeshjet e tjera është shënuar vetëm një gol. Bologna ka kaluar në avantazh në ndeshjen shtëpiake kundër Atalantës me anë të Palacio, ndërsa sfida Milan-Sassuolo nuk është zhbllokuar ende.

Kuqezinjtë ia dolën të shënonin me Theo Hernandes, por teknologjia VAR anuloi golin e mbrojtësit anësor, i cili është golashënuesi më i mirë i Milanit për momentin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!