Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjike në Kamëz/ Ra në kontakt më energjinë elektrike, humb jetën 51-vjeçari

schedule18:07 - 31 Gusht, 2025

schedule 18:07 - 31 Gusht, 2025

Një 51-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën në Kamëz, pasditen e kësaj të diele. Ai ishte duke rregulluar një defekt, ku ra në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë humbi jetën.

“Kamëz/Informacion paraprak. Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!