Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erë të fortë, kanë bërë që dy turistë të mbeten të bllokuar në kodrat e Zvërnecit.
Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, për shkak të motit të keq, një pemë ka rënë duke bllokuar rrugën rurale të zonës, ndërsa reshjet kanë dëmtuar edhe segmentin për këmbësor.
Çifti nga Ukraina kërkoi ndihmën e forcave zjarrfikëse të Vlorës, të cilët janë duke shkuar për hapjen e rrugës si dhe prerjen e pemës që kishte zënë rrugën dhe për t’i ndihmuar ata të largoheshin nga zona.
Përveç makinës së turistëve, të bllokuara kishin mbetur edhe disa automjete të tjera.
/abcnews.al/

