Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky thirrje për sanksione më të ashpra: Moska nuk po përgatitet për Samitin, por për sulme të reja

schedule10:19 - 30 Gusht, 2025

schedule 10:19 - 30 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka akuzuar Moskën se nuk është e fokusuar te arritja e paqes. Ndërsa ka reaguar për sulmet nga forcat ruse në disa zona në Ukrainë, Zelensky thotë se presidenti rus Vladimir Putin po e përdor kohën për të zhvilluar sulme të reja.

Ai bën thirrje për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe për të rihapur ‘dritaren’ e diplomacisë.

“E vetmja mënyrë për të rihapur një dritare mundësie për diplomacinë është përmes masave të ashpra kundër të gjithë atyre që financojnë ushtrinë ruse dhe sanksioneve efektive kundër vetë Moskës – sektorëve bankarë dhe të energjisë”, shkroi Zelensky.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!