Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Funari, perla e Elbasanit/ Investimi në infrastrukturë e ka kthyer në një zonë të frekuentuar nga turistët

schedule14:28 - 29 Gusht, 2025

schedule 14:28 - 29 Gusht, 2025

Mes Tiranës dhe Elbasanit ndodhet fshati turistik i Funarit, një nga destinacionet më të vizituara, sidomos gjatë verës. Edhe këtë sezon, numri i turistëve ka qenë i lartë. I rrethuar nga pyje pishash dhe dushku, Funari ofron një klimë të pastër e të shëndetshme, që, e kombinuar me gatimet tradicionale të zonës, e kthen atë në vendin ideal për fundjava relaksi.

Investimet në infrastrukturën rrugore kanë lehtësuar ndjeshëm qasjen në këtë zonë, e cila ndodhet vetëm 20 km nga Elbasani. Dashamirësit e natyrës, freskisë dhe ajrit të pastër e gjejnë këtu një mjedis të përsosur, mes gjelbërimit dhe ujit të ftohtë.

Me pyje të larmishme, liqene të kristalta dhe një natyrë ende të paprekur, Funari është një nga perlat jo vetëm të Bashkisë Elbasan, por edhe të gjithë Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!