Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE “zgjon” dialogun, Sorensen takime përgatitore në Beograd dhe Prishtinë

schedule17:13 - 27 Gusht, 2025

schedule 17:13 - 27 Gusht, 2025

Bashkimi Europian po përgatit terrenin për të rikthyer edhe njëherë në tryezën e dialogut Kosovën dhe Serbinë.

I dërguari special i BE-së, Peter Sorensen, pas qëndrimit në Beograd në fillim të kësaj jave, dhe më parë ndalesës në Kosove me 6 gusht, ka thënë se i dëgjoi me kujdes bashkëbiseduesit e tij, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm, mbi të gjitha për shkak të rëndësisë së veprimeve politike mbi qytetarët.

Përmes një postimi ne rrjetin social X, Sorensen lajmëroi se ka zhvilluar bisedime për takimet e ardhshme mes palëve.

Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, isha në Beograd për diskutime përgatitore për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, ka theksuar Sorensen.

Në Serbi, ai është takuar me presidentin serb.
Aleksandër Vuçiç këmbëngul tek formimi i asociacionit te komunave me shumice serbe dhe respektimi i të drejtave të pakicës serbe në Kosovë.

Raundi i fundit i dialogut Kosovë–Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së, u mbajt më 10 qershor, ndërsa Kosova ka ende një kryenegociator dhe ministër të jashtëm në detyrë, pas ngërcit politik në vend.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!