Policia e Shkodrës dhe RENEA kanë zhvilluar një aksion gjatë natës në kryeqendrën e veriut. Abcnews.al mëson se operacioni është shtrirë në disa zona, ndërsa janë arrestuar 3 persona.
Të arrestuarit ndodhen në policinë e Shkodrës, ndërsa aksioni është zhvilluar në disa lokale dhe lojera fati.
Sakaq, janë shoqëruar 10 persona, si dhe është sekuestruar lëndë narkotike. Operacioni ka nisur mbrëmë rreth orës 21:30 në disa zona ku dyshohet se mund të jenë të përfshirë edhe persona që kane lidhje me ngjarjet kriminale në Shkodër. Nje pjesë e kontrolleve janë kryer në lagjen Kiras./abcnews.al