Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në pyllin e Poros/ Vlorë, flakët vijojnë në ditën e tretë, një helikopter në operacion

schedule08:58 - 27 Gusht, 2025

schedule 08:58 - 27 Gusht, 2025

Vlorë- Vijon të mbetet aktiv zjarri në pyllin e Poros pranë hidrovorit në Vlorë.

Edhe pse situata u normalizua disi në orët e mëngjesit, sërish po punohet nga toka dhe ajri me një helikopter për shkak të riaktivizimit të vatrave dhe mos lejuar avancimin e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse dhe  Forca te Armatosura  janë mobilizuar dhe po luftojnë me flakët në pyllin me pisha për t’i shuar.



Autoritetet kanë njoftuar bizneset dhe banorët e zonës të ndjekin situatën, dhe në rast të përkeqësimit mund të kërkohet evakuimi i tyre.

Zjarri ka nisur që të hënën, dhe menjëherë situata u paraqit kritike pasi për shkak të erës së fortë flakët u përhapën në sipërfaqe të mëdha. Edhe terreni e vështirësoi ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!