Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Flakët djegin pyllin me pisha/ Vijon zjarri në Akërni të Vlorës, zjarrfikësit në terren prej dy ditësh

schedule09:05 - 26 Gusht, 2025

schedule 09:05 - 26 Gusht, 2025

Zjarri i rënë në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit në fshatin Akërni të Vlorës vijon ende aktiv edhe këtë mëngjes. Që prej orës 05:00, forcat zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura janë rikthyer në terren për të luftuar flakët, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Një ditë më parë, situata u përshkallëzua në nivel kritik, pasi erërat e forta favorizuan përhapjen e zjarrit në zona të gjera, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen vetëm me mjete tokësore. Edhe terreni i vështirë i zonës ka penguar hyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke e rënduar situatën.

Për herë të parë në këtë vatër u angazhua edhe ndërhyrja ajrore. Në vendngjarje mbërritën katër helikopterë, dy të Forcave të Armatosura shqiptare dhe dy të tjerë të dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët asistuan në përpjekjet për shuarjen e flakëve nga ajri.

Autoritetet janë ende në terren dhe theksojnë se mbajtja nën kontroll e zjarrit është prioritet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!