Të afërm, miq, kolegë i bene nderimet e fundit gazetarit dhe analistit të njohur të medias shqiptare Artur Zheji.
Homazhet u zhvilluan në Universitetin e Arteve në Tiranë aty ku Zheji studio dhe u diplomua për regjisurë. Analisti i njohur do te prehet ne varrezat e Tufinës.
Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta papritur të shtunën, pa mbushur 64-vjeç. Ai pësoi arrest kardiak ndersa pushonte me familjen në Sarandë.
Artur Zheji ka nje kontribut te gjate si gazetar dhe opinionist ne mediat shqiptare.
Prej nje viti e gjysme Zheji drejtonte emisionin “360 grade” ne televizionin Abc News. Nje tryeze debati dhe analize per ceshtjet e dites, zhvillime te rendesishme te politikes dhe aktualitetit shqiptar si dhe per ngjarje te arenes nderkombetare.
Me heret Artur Zheji ka drejtuar emisione edhe ne televizione te tjera shqiptare dhe ka qene pjese e paneleve te analisteve ne studio televizive.
Per shume vite ka shkruar si gazetar e publicist ne gazeta dhe media online si dhe ka mbajtur poste drejtuese ne media.
/abcnews.al/

