Rreth 2 mijë bimë kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar në Shkodër. Konkretishtë, në operacionin e koduar “Koordinata” u asgjësuan në Postribë, 186 bimë kanabis, dhe 1801 të tjera në Vaun e Dejës.
Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se janë proceduar 3 kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre, ndërsa kultivuesit ende nuk janë identifikuar.
Edhe në Lezhë, një 38-vjeçar është vënë në pranga nga uniformat blu për kultivim të bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit koordinata, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, efektivët konstatuan Anton Bibën teksa kujdesej për bimët narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij në Laç.
Autori kishte kultivuar 116 bimë narkotike në oborrin e shtëpisë.
Në njoftimin zyrtar, policia thotë se bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.



