Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhesion Toromeni, autori i vrasjes se 32-vjecarit Besmir Kumria, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Divjakë.
Seanca për vlerësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj 25-vjeçarit Toromeni, drejtohet nga gjyqtarja Aurora Tushe.
Organi i akuzës përfaqësohet nga prokurori Kristi Jorgji.
Akuzat që rëndojnë mbi 25-vjeçarin janë “vrasja me paramendim” dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Ngjarja ndodhi në fshatin Kryekuq te Divjakës. ku 32-vjeçari Besmir Kumria humbi jetën nga goditja me thike
Xhesion Toromeni, dyshohet se goditi fqinjin e tij me thike ne një lokal.
Te dy familjet janë fqinje dhe i ndan vetëm rruga e fshatit Autori u kap ne arrati nga policia pak ore pas krimit.
Gjatë arrestimit Xhesion Toromeni u tha policëve se e vrau fqinjin e tij pasi dy vjet më parë gjatë një konflikti për ujin e kanalit vaditës, Kumria kishte qëlluar babain e Xhesion Toromeni me shpullë.

