Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një mesazh qytetarëve mbrëmjen e kësaj të shtune. Në fokus ai kishte Lulzim Bashën dhe median.
“Refuzimi për tu ulur në tryezë në një situatë të tillë tregon mungesë përgjegjësie. Meraku im është se ka nisur shenjat e para të një lufte të eger balte. Gjuha e baltës hidhet për të helmuar me gënjeshtra, akuza me gjysmë të verteta”, u shpreh ai.
Më tej Kryeministri bëri edhe disa premtime me afate kohore për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga termeti.
“Brenda vitit 2020 do kenë shtëpitë e reja banorët e fshatit. Them se në prag të vitit të ri që vjen do të gëzojnë shtëpitë e reja, më të bukur dhe me kushte më të mira. Ndërsa deri në qershor 2021 do të bëjmë shtëpinë në qytete për ata që nuk mund të kthehen në pallate nga dëmet e mëdha”.
Në video-mesazhin e tij, Rama foli edhe për arrestimet e sotme në Durrës.
“Do vazhdojnë hetimet nga policia kriminale për të dokumentuar abuzimet në ndërtime. Si pasojë e hetimeve sot janë kryer arrestimet e para. Këto hetime do të vazhdojnë, dhe ju lutem mos dëgjoni ata që qendrojnë në tendat mediatike, që janë bërë si burrat në vjershat e Çajupit”.
“Unë do të bëj çmos që çdo qindarkë të shpenzohet me mençuri dhe ndershmëri. Transpararenca do të jetë maksimale”, tha më tej Kryeministri.
Fjala e Ramës në video-mesazh
Kemi sistemuar në kohë rekord me mijëra njerëz që nga hotelet me 4 e 5 yje deri tek shtëpia me qira. Kemi dërguar çadra dimërore për banorët e fshatit. Kemi angazhuar me qindra inxhiniere. Kemi nisur punën për rindërtimin me Elvisin, Arbrin, Marinin për të rindërtuar shtëpitë në fshat si dhe për ndërhyrje në Kavajë, Vorë, Thumanë që do e bëjmë shembull të Rilindjes. Kemi angazhuar kominitetin ndërkombëtar. Tani është e vendosur konferencen e donatorëve do ta mbajmë në shqipëri nga fundi i janarit pasi të ketë dalë bilanci i dëmeve.
Ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet për të dokumentuar përgjegjësit e çdo kahu e niveli për dëmet e shkaktuara si pasojë e abuzive në ndëritm. Sot janë bërë arrestimet e para dhe hetimet vazhdojnë pa pushim dhe mos dëgjoni ju lutem ata që bëjnë gam-gam në tenda mediatike duke u çjerrë me çehren e vrarë pse nuk ka arrestime. Ata nuk dinë se si bëhet një punë dinë vetem të bëjnë llafe në tenda si burrat e vjershava të Çajupit. Një merak dua ta ndaj me ju. Arsyeja pse ju shqetësoj me këtë mesazh. Opozita ka qenë inekzistente, përveç Lulzim Bashës të cilin e përshëndes për vetëpërmbajtjen në momentet e para pas ngjarjes. Por ama nuk mund të mos e kritikoj për refuzimin për tu ulur në tryezën e bashkëpunimit për njerëzit dhe me njerëzit. Refuzimi në këtë situatë tregon për mungesë përgjegjësie.
Meraku im është se opozita, hë për hë njerëzit rrotull Lulzim Bashës kanë nisur një lufte të egër balte ku do përpiqen dita ditës që me gjuhën e baltës të bëjnë sajesa, akuza apo me gjysmë të verteta, që janë genjeshtrat më të mëdha, siç thotë një fjalë e mençme. Kjo është puna e tyre dhe e Lulzim Bashës që me siguri do e marrë shpejt flamurin e kësaj lufte.
Ne nuk do të merremi me ta, edhe njerëzit rreth meje do u sugjeroj të mos merren me ta. Ne duhet të merremi me sfidën e jashtëzakonshme që na ka vënë Zoti e Natyra, për tju dhënë një mundësi të gjithëve të ringrihemi së bashku përtej politikës përtej vetvetes.
Do të bëjmë maksimumin njerëzisht e shqiptarissh për ata fatkeq që u dëmtaun më shumë dhe kështu do bëjmë maksimumin për vendin tonë që duhet të dalë më i fortë pas termetit.
Dua t’ju siguroj se unë do bëj çmos që çdo qindarkë që hidhet për këtë sfidë do përdoret me mençuri dhe ndershmëri. Do bëj çmos që transparenca të jetë maksimale në Komitetin e Rindërtimit. Do të bëj çmosin që këtë krizë të madhe ta kthejmë në një mundësi të madhe për të krijuar shembuj kuptimplotë të Rilindjes. Ju lutem kemi besim dhe durim. Për çdo akuzë për abuzim unë do kërkoj verifikimin dhe çdo abuzues do të shporret nga ne dhe të shkojë në duart e derjtësisë. Ju lutem mos bini pre e baltës që do rrjedhë lumë dhe mos prisni nga ne përgenjeshtrim çdo ditë për gjuhën e baltës./abcnews.al