Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:07 - 20 Gusht, 2025

schedule 07:07 - 20 Gusht, 2025

SHQIPËRI- Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Parashikohen alternime vranësirash të mesme dhe të larta, kryesisht të përqendruara në zonat kodrinore-malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit herë pas here do të arrijë deri në 10 m/s.

Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të lehtë në forcën 1–2 ballë, çka krijon kushte të favorshme për lundrim dhe pushime në bregdet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!