Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar Zvicrën si vendin e takimit mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.
Në një intervistë për mediat franceze, Macron tha se ai po këmbëngul që bisedimet të mbahen në Gjenevë, pasi sheh si avazntazh neutralitetin e Zvicrës dhe theksoi se dëshiron që në tryezë të jenë edhe udhëheqësit europianë.
Presidenti francez u ndal gjithahstu te ccështjet territorial, duke thënë se Ukraina do të bëjë lëshimet që I konsideron të drejta dhe të mira. Ai njoftoi gjithashtu nisjen e bisedimeve konkrete me aleatët amerikanë, për të kuptuar se ccfarë do të bëjë secila palë.
Ndërkohë kancelari gjerman Friedrich Merz I konsideroi këto ditë vendimtare për Ukrainën, por shprehu dyshimin e tij nëse Vladimir Putin do të ketë guximin të ulet përballe homologut të tij ukrainas.
Kancelari gjerman komentoi dhe ccështjen e shkëmbimit të territoreve, për të cilin tha se është Ukraina ajo që duhet ta marrë vendimin, nëpërmjet procesit të negociatave.
Nga ana tjetër kryeministri britanik Keir Starmer theksoi ndjesine e unitetit qe pati ne shtepine e bardhe me shba dhe Europes. Starmer shtoi se garancitë e sigurisë për Ukrainën janë të ngjashme me nenin 5 të natos. Tashmë ekipet e palëve janë udhëzuar për t’I diskutuar këto garanci.
Per te konfirmuar mbeshtetjen ndaj Ukraines, Starmer dhe Macron mblodhen dhe koalicionin e vullnetshem, nje grup vendesh qe mbeshtesin Kievin ne luften kunder Rusise. Ata gjithashtu mbajten nje telefonate me presidentin Zelensky.
Një reagim për takimin e Uashingtonit ka ardhur edhe nga Moska zyrtare. Ministri jashtem rus tha se nese do te kete nje takim mes lidereve, ai duhet te pergatitet ne cdo detaj dhe jo te mbahet vetem per hir te zhurmes mediatike. Ai theksoi se territoret nuk kane qene kurre qellimi I Rusise, por qe te mbroje popullin rus qe prej shekujsh ka jetuar ne ato zona.
Nderkohe ndihmësi I Kremlinit Yuri Ushakov tha se Vladimir Putin dhe Donald Trump kanë diskutuar idenë e vazhdimit të bisedimeve të drejtpërdrejta midis delegacioneve ruse dhe ukrainase, por pa përmendur një vendndodhje specifike.
Ushakov tha se Putin dhe Trump folën për 40 minuta pas takimit të presidentit amerikan me Zelenskyn të hënën, dhe biseda ishte e sinqertë dhe shumë konstruktive.
/ abcnews.al /


