Ishte gara më e shumëpritur, që pas asaj në Olimpiadën e Parisit verën e shkuar.
Kampioni olimpik Noah Lyles dhe rivali I tij më I madh Kishane Thompson u përballën në pistën e Chorzoë në Poloni, për takimin e radhës në garën mbretëreshë të 100 metrave, në një turne të rëndësishëm të atletikës siç është “Diamond League”.
Triumfi ishte i gjithi për atletin xhamajkan, që kaloi i pari finishin, duke marrë revanshin personal ndaj amerikanit, që fitoi me vetëm 5 të mijëtat e sekodës në përballjen e fundit në Paris.
Thompson vendosi kohën 9 sekonda e 87 të qindat, duke barazuar edhe rekordin e turneut.
Me diferencë prej 3 të qindat në vendin e dytë u rendit Noah Lyles, ndrësa podiumin e plotësoi atleti tjetër amerikan Kenny Bednarek.
Fitorja e xhamajkanit projekton një sfidë të fortë dhe spektakolare në garat e shpejtësisë në prag të Botërorit të Atletikës që do të zhvillohet në Tokyo nga datat 13 deri në 21 shtator. / abcnews.al /


