Kategoria e Dytë/ Vora nuk pyet për Vllazninë B, festojnë Luzi dhe Sopoti

schedule14:53 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 14:53 - 14 Dhjetor, 2019

Mirdita-Luzi ishte ndeshja më e fortë e javës së 11-të në grupin A të Kategorisë së Dytë. Vendasit tentonin fitoren për t’u afruar me kreun, por në fund festoi ekipi kavajas. Luzi fitoi 1-2 falë golave të Tabakut dhe Sejdinit, ndërsa Picaku shënoi golin e nderit për ekipin verior.

Ky sukses e dërgon Luzin në krye me 27 pikë, po aq sa ka edhe Vora (ka luajtur një ndeshje më pak) që fitoi në shtëpi me “poker” golash ndaj Vllaznisë. Rezultatin më të thellë e arriti Partizani B. “Demat” mposhtën 7-0 Kamzën e vendit të fundit.

Renditja e grupit A të Kategoirsë së Dytë

Fitore e lehtë edhe për Sopotin, që fitoi 4-0 në Librazhd kundër Internacional Tirana. Ky trepikësh e dërgon Sopotin në vend të tretë me 20 pikë, 7 më pak se dy ekipet e kreut. /abcnews.al

Rezultatet e sotme

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!