Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Super kampionët e Gjermanisë/ Bayern Munich nis sezonin me trofe, fiton Superkupën

schedule12:34 - 17 Gusht, 2025

schedule 12:34 - 17 Gusht, 2025

Bajerni i Mynihut ka nisur me trofe sezonin e ri të futbollit gjerman. Skuadra bavareze shpërbleu të gjitha parashikimet, duke fituar Superkupën.

Viktima e parë e kampionëve të Bungesligës ishte Shtutgart, që u dorëzua në finale me rezultatin 2-1.

Ashtu si Bayern, edhe Harri Kejn u nis me gol në edicionin e ri.



Sulmuesi anglez ndali topin në rrjetë në minutën e 18-të, duke vendosur edhe fatin e pjesës së parë.

Pas pushimit, në skenë u ngjit Luis Diaz.

Sulmuesi kolumbian, që ishte dhe blerja më e shtrenjtë e bavarezëve në merkaton e verës shënoi golin e parë në sfidën e parë zyrtare, duke dyfishuar rezultatin.

Shtutgart vetëm sa zbuti humbjen me golin e Leveling në limitet e kohës së rregullt, ndërsa nuk prishi festën e bavarezëve.

Bayern Munich ngriti lart trofeun e Superkupës së Gjermanisë, duke projektuar një tjetër sezon si dominues në futbollin në vend.

Bavarezët janë si gjithmonë favoritë në Bundesliga, që rikthehet në fushë fundjavën e ardhshme, ndërsa objektivi madhor i skuadrës së drejtuar nga Vinsent Kompani është Champions League. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!