Nëntë vatra janë aktive, ndërsa në të gjithë vendin gjatë javës së fundit janë regjistruar 633 zjarrre. Kështu njofton Agjencia për Menaxhim të Emergjencave në Kosovë, teksa ndalet edhe tek numri i lartë i personave të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme, plot 23.
Në një konferencë për media, drejtori i AME-së, Genc Metaj tha se falë ndërhyrjes nga autoritetet, përfshirë edhe KFOR-in, zjarret kanë arritur të lokalizohen.
Sipas Metaj, gjendja është e stabilizuar por e brishte per shkak te temperaturave te larta dhe zjarrevenieve te qellimshme.
“Ndalohen të gjitha format e ndrzjes së zjarreve në hapësira të hapurave të vendit çdo neglizhencë, qëllim apo pakujdesi do të trajtohet seriozisht dhe do të pasojë me dënime ligjore. Apelojmë tek qytetarët për kujdes maksimal dhe te angazhohen dhe të marrin veprimet e nevojshme parandaluese. Bashkëpunimi ndërinstitucional është në nivel të duhur, por sfidë mbetet vetëdijësimi i qytetarëve”
Ndërsa, drejtori i divizionit të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi njoftoj edhe incimin e qindra hetimeve per me zjarrvënie të qëllimshme.
“Policia e Kosovës deri sot ka arrestuar 23 persona, ka inicuar 193 raste që kanë të bëjnë me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm me nenin që ka të bëjë me zjarrëvenie.”
Autoritetet në Kosovë apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim me autoritetet për parandalimin e situatave të rrezikshme nga zjarret./abcnews.al

