Kryeministri Edi Rama thotë se vijon puna për për izolimin dhe shuarjen e zjarrit në Delvinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë.
“Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë”, shkruan Rama në Facebook.

