Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

(EMRAT) Aksident i rëndë në Konispol/ Përplasen dy motomjete, vdes 70 vjeçari

schedule11:42 - 13 Gusht, 2025

schedule 11:42 - 13 Gusht, 2025

Aksident me pasojë vdekje në afërsi të fshatit Shkallë të Bashkisë Konispol. Nga përplasja e dy motorrëve, ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi Urim Çaze 70 vjec, banues në Konispol. Ndërkohë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi Besnik Arapi. Forca policie dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes për dokumentimin e plotë të saj.

Njoftimi i policise:

“Sot, rreth orës 10:40, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, shtetasi K. A., rreth 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një tjetër motomjet, me drejtues shtetasin U. Ç., 74 vjeç.



Si pasojë e përplasjes, shtetasi U. Ç. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi tjetër, K. A., ka marrë dëmtime dhe po transportohet për në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”

/ ABCNEWS.AL /

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!