Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ilir meta mbetet në burg/ Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për ndryshim të masëss së sigurisë

schedule11:21 - 13 Gusht, 2025

schedule 11:21 - 13 Gusht, 2025

Gjykata e posaçme ka lënë të pa ndryshuar masën e arrestit në burg për ish-pesidentin Ilir Meta. në seancën e së mërkurës Meta nuk ishte I pranishëm, por përmes avokatëve të tij kërkoi zëvëndësim të masës me argumentin se tashmë janë mbyllur hetimet ndaj tij dhe nuk mund të prishë më provat.

Në të njëjtën kohë avokatët I thanë gjykatës se fakti që klienti I tyre është kryetar I partisë së lirisë dhe ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese duhet të caktohet një masë me e lehtë se ajo e arrestit në burg.

Nga ana tjetër prokurori I posaçëm Arben Kraja I tha gjykatës se duhet të vijojë masa e arrestit, pasi Meta në liri mund të intimidojë dëshmitarët që do të thirren në gjykatë për të dëshmuar në procesin që do të mbahet ndaj tij. avokatët e Metës u larguan nga seanca para se gjyqtari Erion Çëla të shpallte vendimin, pasi sipas tyre gjykata është e njëanashme dhe do të jepte vendimin në favor të prokurorisë. SPAK e ka marrë të pandehur ish-presidentin në 4 gusht të këtij viti për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe falsifikimit të dokumentave.

Ai mbahet I arrestuar prej tetorit të kaluar. Sipas hetimeve të prokurorisë, Meta rezulton I përfshirë në lidhjen e marveshjes mes Kompanisë Cez dhe DIA duke favorizuar biznesmenin Kastriot Ismailaj në këmbim të shumave monetare. gjithashtu ish-presidenti akuzohet edhe për marëveshjen e lobimiit të ish lëvizjes socialiste për Integrim në Shtete e Bashkuara të Amerikës si dhe për mos deklarimin e disa shpenzimeve  spitalore në një klinikë private jashtë shqipërisë por edhe shpenzime të tjera të familjes së tij.

Po kështu ka dyshime se Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë fovorizuara në këmbim të korrupsionit biznesmenin shqiptaro amerikan ardian shatku për lidhjen e një marëveshje interkonjeksioni. Për të gjykata e posaçme e shkallës së parë dhe ajo e apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 9 muajsh të mbahet i izoluar në burgun 313 ne kryeqytet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!