Dhjetëra forca të repartit zjarrfikës të Tepelenës, Memaliajt dhe Gjirokastrës janë duke ndërhyrë për shuarjen dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit të rënë pranë fshatit Lekël në Tepelenë.
Flakët e zjarrit aktualisht janë shenuar në kodrinat e zonës, ndërsa të favorizuar edhe nga drejtimi i erës po drejtohen drejt dy fshatrave të tjerë, Labovë dhe Hormovë.
Terreni i thyer dhe malor është në disfavor të grupeve të emergjencave civile për të ndërhyre nga toka.
Momentalisht, raportohet vetëm për dëme në kullota, por situata ngelet shqetësuese si pasojë e përhapjes me shpejtësi të flakëve drejt zonave të banuara./abcnews.al



