Arben Kingji do të jetë për një mandat të dytë në krye të Ushtrisë Shqiptare. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të hënë në një ceremoni të posaçme, Kingjin si shef i shtabit të përgjithshëm të forcave të Armatosura.
Kjo është hera e dytë që Kingji dekretohet në të njëjtën detyrë.
Herën e parë ai u dekretua po nga Presidenti Begaj në vitin 2022, me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Ne fakt, Kingji pasoi ne detyre pikërisht Bajram Begajn, përpara se ky i fundit te linte detyrën si shef i shtabit të përgjithshëm për tu mandatuar si president.
Në ceremoninë e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm mori pjesë Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e forcave dhe strukturave të tjera të Forcave të Armatosura.
Kingji vjen nga një karrierë e gjatë dhe profesionale në ushtrinë shqiptare, me grada e pozicione te larta, por edhe dekoratat me te larta nga Presidenti i Republikës.
/abcnews.al/

