Bashkimi Demokratik për Integrim është në qendër të sulmeve politike të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe liderit të VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski.
Ai madje ka kërkuar që fushata për zgjedhjet lokale të tetorit te fokusohet në projekte reale, por, siç thotë ai, BDI në vend që të flasë për të ardhmen, partia e Ali Ahmetit po imponon tema nga e kaluara.
“Pres një fushatë me ide, me plane për shkolla të reja, salla sportive, autostrada… por është e qartë se BDI, së bashku me një pjesë të strukturave opozitare dhe mediat e afërta, po përpiqen të krijojnë një atmosferë ku votuesit, veçanërisht ata që nuk janë shqiptarë, të kenë frikë për kë të votojnë. Qëllimi i tyre është – ose të votojnë për BDI-në, ose të mos votojnë fare për “Vlen”. Ata duan t’i dekurajojnë përkrahësit e koalicionit “Vlen”, pra qëllimi është t’i bëjnë votuesit të thonë: “të gjithë janë njësoj, nuk votojmë.”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka pretendime për fitoren ne komunat me shumice shqiptare si Tetova apo Çairi, ndërsa i është përgjigjur vazhdimisht VMRO-DPMNE me akuzat e saj se kjo qeveri është një vegël në duart e Serbisë.
Se fundmi, përmes një reagimi në Facebook kjo parti shkruan se Serbia po “fut duart” në sistemin ekonomik te vendit, duke marrë në pronësi edhe bankat dhe për këtë partitë shqiptare të koalicionit VLEN në bashkëqeverisje me Mickoskin po heshtin.
Edhe VLEN ka një përgjigje. Sipas saj BDI-ja po përpiqet të mbulojë korrupsionin 20-vjeçar me nacionalizëm të rremë. Lokalet ne RMV do të mbahen me 19 tetor, edhe pse lufta politike ka nisur me herët, ndërsa shqiptarët janë të përçarë.
/abcnews.al/

