Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Përfundon brenda këtij viti, impakt të rëndësishëm ekonomik

schedule16:13 - 11 Gusht, 2025

schedule 16:13 - 11 Gusht, 2025

Aksi rrugor Berat-Ballaban do të jetë i aksesueshëm për automjetet në vjeshtë.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar punimet  në kantier  ku Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po punohet paralelisht për ndërtimin e mureve mbajtëse si dhe  hedhjen e shtresave të asfaltit.

Sipas zv.kryeministres ky projekt  do të shkurtojë kohën dhe distancën e udhëtimit, por njëkohësisht do të ketë një ndikim në të gjithë zonën me potenciale të mëdha bujqësore dhe turistike.

Aksi rrugor Berat-Ballaban nis në dalje të qytetit të Beratit dhe përfundon në fshatin pranë urës së Ballabanit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!