Sezoni i ri i futbollit anglez ka nisur me supriza. Liverpul zhgënjeu të gjitha parashikimet, duke u dorëzuar në finalen e Community Shield, ose Superkupën e Anglisë.
Trofeu I parë I futbollit anglez në këtë edicion shkon për Crystal Palace, që triumfoi në “Ëembley” pas goditjes së penalltive.
Rezultati në kohën e rregullt ishte 2-2, ku kampionët anglezë e panë veten dy herë në epërsi.
Hugo Ekitike kaloi në epërsi “The Reds” që në minutën e katërt. Goli I parë me Liverpul për sulmuesin francez dha përshtypjen e një sfide të mbyllur përpara kohe.
Por këto pritshmëri u rrezuan shpejt.
Në të 17-ën, Mateta me 11-metërsh ktheu sërish barazinë në rezultat.
Vetëm katër minuta më pas, Liverpul kaloi sërish në avantazh. Frimpong shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, duke vendosur edhe fatin e pjesës së parë.
Pas pushimit, Crystal Palace barazoi për të dytën herë me Sarr në minutën e 77-të, ndërsa fati I trofeut do të vendosej nga pika e penalltisë.
Salah, MacAllister dhe Elliot gabuan gjuajtjet e tyre, ndërsa Crystal Palace festoi për herë të parë në histori trofeun e Superkupës së Anglisë.

