Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në ndihmë avionë nga Suedia e Kroacia/ Zjarret, vijojnë të jenë aktive 7 vatra

schedule21:16 - 8 Gusht, 2025

schedule 21:16 - 8 Gusht, 2025

13 vatra zjarri u identifikuan gjatë orëve të fundit ne vend, prej të cilave 7 janë ende aktive.

Ne qarku e Vlorës zjarri ne fshatin Navaricë, zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në fshatin Leshnicë e Poshtme pas punës dhe ndërhyrjen nga ajri është shmangur rreziku për banesat. Në mbështetje të forcave në terren operuan helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionët Fireboss, të ardhur nga Suedia.

Ne fshatin Tragjas zjarri zhvillohet në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në zonë po operojnë 17 efektivë nga MZSH Vlorë dhe 3 nga Shërbimi Pyjor. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.



Ne fshatin Lofkënd, ne Mallakastër. Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit. Zjarri mbetet aktiv në dy vatra, në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore. Në të dyja pikat është e pamundur operimi nga toka. Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit me ndërhyrje nga ajri, ku operon avioni Kroat Canadair.

Fshatin Malaj Epërm, ne Mirditë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse. Në zonë po operojnë 33 forca operacionale nga strukturat vendore. Forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit. Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri vlerësohet paraprakisht në 10 hektare. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ne vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plan i Bardhë, bashkia Klos, është riaktivizuar vatra e zjarrit të shuar ditë më parë. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje. Nuk ka rrezik për banesa.

Ne fshatin Lleshaj, ne Gramsh. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe pyjore me dushqe në një distancë të largët dhe terren i vështirë në kufi me bashkinë Përrenjas. Është punuar gjatë ditës dhe vatra e zjarrit është izoluar plotësisht. Ne Malin e Bërzhitës, ne bashkine e Tiranës zjarri zhvillohet në një sipërfaqe me bimësi të dendur. Në terren po punojnë 15 forca nga MZSH Tiranë. Vijon puna për shuarjen e zjarrit. Ndersa nuk ka rrezik për banesa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!