Pamja e memorialit të Gjergj Kastriotit në Lezhë do të jetë madhështore edhe gjatë natës. Bashkia e Lezhës ka rikthyer ndriçimin e munguar.
Ndriçuesit përgjatë rrugicës hyrëse dhe në ambientet përreth memorialit ishin dëmtuar apo vjedhur, duke krijuar një atmosferë të zymtë për një nga simbolet më të rëndësishme të historisë shqiptare.
Paulin Zefi, përgjegjës i trashëgimisë kulturore në bashki ndërsa thotë se pamja e ndriçuar e memorialit ka shtuar vizitorët gjatë natës. Ai kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve për ta ruajtur atë.
Memoriali i Skënderbeut është një prej vendeve më të vizituara në Lezhë. Vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, ai është vizituar nga 18 700 persona./abcnews.al


