Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, ku po ndërhyrhet nga toka dhe ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe bimësi të dendur ne zonën midis Bashkisë Mallakastër dhe Bashkisë së Patosit.
Vengu vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjithë forcave të angazhuara, duke theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe e mjedisit është prioritet absolut.
“Na duhet shumë ndihma juaj në këto momente, të krijojmë një farë sigurie. Mos të na zërë një 24 orësh tjetër, gjithë kjo vatër, temperaturat rriten. Do jetë më e vështirë, edhe rreziku rritet. Prioritet, banesat. Të ndërhyjmë aty nuk nuk ka vatra, të krijojmë një perimetër.”, theksoi ai./abcnews.al
Në terren janë angazhuar trupat e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e emergjencave civile të qarkut Fier dhe shërbimet zjarrfikëse nga disa bashki dhe institucione.

