Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Patos, jashtë kontrollit/ Zjarrfikësit në terren, por ndërhyrja nga toka është e vështirë

schedule15:06 - 7 Gusht, 2025

schedule 15:06 - 7 Gusht, 2025

Flakët në pyllin me pisha mes fshatrave Gjynaqare dhe Drenie në Qarkun e Fierit janë përhapur dhe në fshatin Lofkënd të Mallakastrës.

Bimësia e dendur dhe terreni i thepisur po vështirëson izolimin e vatrës. Forcave zjarrfikëse dhe atyre te emergjencave civile iu janë bashkuar dhe Forcat e Armatosura.  Flakët po tentohet të vihen në kontroll me pompa shpine, por pa rezultat.  Pritet ndërhyrja nga ajri për të lokalizuar përhapjen e zjarrit.

Aktualisht rezultojnë të shkrumbuara 5 hektar pyll me pisha dhe shkurre. Ndërsa në fshatin Visokë të Mallakastrës era përhapi  flakët që përfshinë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre  pranë zonës së banuar  duke krijuar shqetësim tek banorët.

Por me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse  vatra e zjarrit u vu në kontroll. Autoritet kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.

Aktive është dhe zjarri në zonën e ish Uzinës Mekanike Poliçan. Për shkak të zonës  zjarrfikësit,  dhe forcat e ushtrisë po punojnë  me kujdes të shtuar për  shuarjen e flakëve.

Ndërsa zjarri ne malet  mbi fshatin Dhivër të Finiqit vijon të përhapet  në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të ulët mbi zonat Cerkovicë, Llupsat dhe Shëndre.

Rrezik i lartë për zjarre  Instituti i Gjeoshkencave të enjten parashikon në Qarkun e Fierit ndërsa të moderuar në Qarqet e tjera.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!