Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kundër luftës në Gaza/ Ish kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe, fton protesta kundër Netanyahu

schedule18:51 - 6 Gusht, 2025

schedule 18:51 - 6 Gusht, 2025

Kritikat ndaj qeverisë së Izraelit janë shtuar paralelisht me zërat se kabineti i Benjamin Netanyahu po përgatitet për një pushtim të plotë të Gazës.

Më i fundit ka qenë ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, i cili u bëri thirrje izraelitëve të dalin në rrugë për të kundërshtuar vendimet e qeverisë.

“Mos e ndëshkoni shtetin e Izraelit dhe mos e ndëshkoni popullin e Izraelit. Nëse doni të ndëshkoni qeverinë e Izraelit, kjo është në rregull. Mendoj se ka ardhur koha që izraelitët të tregojnë kundërshtimin e tyre, që do të thotë të dalin në rrugë. Unë bashkohem plotësisht me atë që tha ish-kryeministri Barak, me mosbindje civile. mendoj se kjo është koha që ne, izraelitët, do të marrim përgjegjësinë për të marrë masa që janë të pazakonta.”

Olmert i bëri deklaratat në një intervistë për Sky Neës, teksa Netanyahu ka lënë të kuptohet se mund të ketë zgjerim të operacioneve ushtarake në Gaza, edhe pse ish shefat e ushtrisë dhe inteligjencës izraelite kanë bërë thirrje për fundin e luftës. Mes tyre ishte edhe ish kryeministri tjetër izraelit Ehud Barak.

Ndërkohë situata në Gaza vijon të mbetet e rëndë. Të paktën 20 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi katër kamionë të ndihmave në Gazën qendrore u përmbysën mbi turmën, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi.

Ndërkohë edhe pse hyrja e ndihmave në enklave vazhdon, grupet e ndihmës dhe palestinezët kanë thënë se ato nuk janë mjaftueshëm. Numri i kamionëve që hyjnë në Gaza shumë rrallë i kalon 100 në ditë, ndërkohë që sipas OKB, të paktën 500-600 kamionë në ditë duhet të hyjnë në enklavë për të mbuluar nevojat bazike të popullsisë që prej muajsh përballet me mungesë ushqimi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!