Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodër, projekt për ujin/ Investime për ujë pa ndërprerje në disa lagje

schedule13:12 - 6 Gusht, 2025

schedule 13:12 - 6 Gusht, 2025

Bashkia Shkodër dhe Shoqëria Rajonale e Ujësjellës kanalizime kanë nisur një projekt që do të zgjidh problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e Golemit, Dobraçit dhe disa lagjeve në rajonin numër 2.

Linja e re, me fondet e KFË gjermane prej 9.2 milion euro, me një shtrirje prej 70 km do të ofrojë ujë të bollshëm 24 orë.

4 linjat ekzistuese që ishin amortizuar janë duke u zëvendësuar me të 4 të reja.

Ky investim i rëndësishëm sjell një zgjidhje afatgjatë për disa zona që kanë probleme me ujin. Janë rreth 3500 kontrata të reja të cilat do të formalizohen pas kryerjes së punimeve.

Banorët e kanë mirëpritur projektin pasi kishin probleme me ujin e pijshëm.

Punimet për linjën e re që nis nga stacioni i pompave të Dobraçit pritet te  përfundojnë në muajin korrik të vitit të ardhshëm. Por shoqëria e ujësjellës kanalizime ka kërkuar që të punohet me ritme më të shpejta dhe të mbarojë përpara afateve me  qëllim që verën e ardhshme banorët e këtyre zonave të furnizohen normalisht me ujë të pijshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!